Jahjaga apelon të mos thellohet kriza politike: Të gjendet zgjidhja për presidentin

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaron se duhet të ketë zgjidhje në mënyrë që të mos ketë thellim të krizave politike.

Ajo pas vizitës në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, pak para mbajtjes së seancës për presidentin, theksoi se kjo çështje është në dorën e deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

“Neve gjithmonë duhet të mundohemi që të mos thellojmë më tutje krizat politike. Neve ja kemi obligim shtetit, gjithë secilit qytetar të Kosovës qe të gjejmë zgjidhje që hyjnë në funksion të mëtutjeshëm të proceseve që kalon Kosova”, thotë ajo.

Ajo nuk është përgjigjur nëse duhet të zgjedhjet presidenti apo duhet të shkohet në zgjedhje. Mirëpo ka lënë të kuptohet se nuk është për thellim të krizave politike.