Ben Jacobs e konfirmon se janë duke vijuar bisedimet në mes të Chelseas dhe Barcelonës në lidhje me Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas të njëjtit, palët i kanë përafruar qëndrimet, mirëpo kanë mbetur edhe disa çështje pa u zgjidhur.
Jacobs thotë se oferta prej 18 milionë funte e propozuar nga londinezët është e pranuar nga katalunasit, por janë duke u diskutuar bonuset.
Gabonezi nuk pati dëshirë që të largohej nga “Camp Nou”, por situata e krijuar atje e bëri që ta rimendojë pozicionin e tij.




