Selimi nga Stançiçi i Gjilanit po e takon kusheririn e tij Xhavitin nga Çerkezi i Kumanovës, në pikën e re kufitare që u hap sot mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, shkruan gazeta LAJM.
Në shtëpinë e tij në fshatin Stançiç, Selimi do të shtrojë darkë për mysafirët nga Kumanova. Prej sot ata do të jenë më afër dhe për të vizituar njëri-tjetrin nuk do t’u nevojiten më tepër se 30 minuta rrugë.