Ja sa mjek kanë kërkuar të largohen nga Maqedonia brenda vitit

Nga Janari deri në dhjetor të vitit që po lëmë pas 163 mjekë kanë kërkuar vërtetime nga Oda e Mjekëve për të dalë jashtë vendit. Të dhënat zyrtare të Odës së Mjekëve tregojnë se gjatë 5 viteve të fundit numri i mjekëve që kanë kërkuar të migrojnë ka arritur gjithsej në 794. Provimin për mjek gjatë 5 viteve të shkuara e kanë kaluar 1.820 mjek ndërsa vetëm në vitin 2019 me licenca janë pajisur 398 studentë të mjekësisë të cilët kanë marrë titullin mjek . Megjithatë Oda e Mjekëve publikoi edhe shifra optimiste të cilat tregonin se 100 nga 171 mjekët nga sesioni i parë i provimit janë shprehur se punësimin e tyre do ta kërkojnë në Maqedoni.

Ikja e Mjekëve ndër vite:

Në vitin 2015 – 171

Në vitin 2016 – 162

Në vitin 2017 – 120

Në vitin 2018 – 178

Në vitin 2019 – 163