Ja PSE na duhet një Akademi Shqiptare e Shkencave

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë me ueb faqen e saj komunikon vetëm në gjuhën maqedonase.

Përjashton gjuhën shqipe, e cila është gjuhë e dytë zyrtare dhe një nga gjuhët më të vjetra në familjen gjuhësore indo-europiane.

Kjo ndodhë sepse mentaliteti komunist i kësaj akademie nuk e sheh diversitetin si pasuri.

Përjashtimi i dytë u është bërë shkencëtarëve shqiptarë dhe të komuniteteve tjera, të cilët në botën e globalizmit kanë thyer monopolet, duke botuar punime shkencore në revista më të njohura prestigjioze në Evropë dhe SHBA.

Përpos përjashtimeve, ky institucion ka prodhuar “dokumente” dhe “enciklopedi” që fyejnë dhe shtrembërojnë historinë e shqiptarëve, qytetarë lojal që me taksat e tyre paguhen disa nga ata të ashtuquajtur akademikë me ide raciste.

Në vend se kjo akademi të hartonte strategji për ti zgjidhur kontestet e hapura me serbët, grekët, bullgarët, ajo merret me shqiptarët që e pranojnë shtetin dhe Kushtetutën si akt më të lartë jurdik.

Në vend se të jetë e përkushtuar ndaj njohjes dhe pranimit të shkenctarëve të rinjë inovator, duke promovuar mundësitë për kuptimin më të mirë të zhvillimeve të reja në shkencë, tekonologji dhe art, ajo ka zgjedhur të jetë etno centrike.

Në këto rrethana, kjo akademi vet i krijon kushtet për ndarje, për krijimin e një Akademie Shqiptare të Shkencave.

Në këto rrethana, tendencat e një grushti akademikësh, kryesisht në moshë të thyer dhe jashtë trendeve të reja, për të monopolizuar dijen dhe shkencën, duken qesharake dhe shumë të ulëta. Kjo ndodhë kur një një botë të hapur, një akademi udhëhiqet nga disa të ashtuquajtur akademikë mendje mbyllur.