Ja kush u zgjodh kryetar i ri i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup!

Me 7 vota “pro”, dy “kundër” dhe dy “të përmbajtur”, Këshilli i Prokurorëve Publikë e zgjodhi Anel Fidoskin për shef të ri të Prokurorisë Themelore Publike (PTP) Shkup.

Fidoski ishte një nga pesë kandidatët për këtë pozitë të rëndësishme në strukturën e Prokurorisë Publike, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për PTP-në më të madhe dhe më të ekspozuar.

Kreu aktual i PTP Shkup, Gavril Bubevski, mori 5 vota “pro”, të pamjaftueshme për rizgjedhje. Edhe tre kandidatët e tjerë, Tanja Trajçevska, Dejan Petreski dhe Spasenka Andonova, nuk morën mbështetje të mjaftueshme.

Më shumë detaje së shpejti.