Ja çka ndodh me regjistrimin e diasporës sipas marrëveshjes Zaev-Mickovski! (Video)

Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, tha se janë marrë vesh që regjistrimi të prolongohet nga muaji prill, për në shtator.
“U morëm vesh që regjistrimi të zhvillohet nga 5 deri 30 shtator”, deklaroi Mickovski, raporton Gazeta Lajm.
Ai shtoi se janë marrë vesh që të shtyhen edhe zgjedhjet lokale dhe në vend të fillim tetorit, të mbahen në pjesën e dytë të muajit tetor.