Ja çka kanë punuar VMRO dhe BDI dekadën e kaluar

Xhevdet Hajredini

Merreni me mendë kush shpreh keqardhje për reagimet ofenduese dhe joserioze të opozitës shqiptare, kush mbështet fuqishëm vetingun në politikë, gjyqësi dhe prokurori, propozim ligjin për kontroll të bartësve aktual të funksioneve publike dhe ankohet se dikush I rrënon të arriturat e tyre!
“Të arriturat e tyre” më mirë se kushdo tjetër I ka përshkruajt në raport Rajnhard Pribe me grupin e tij, në të cilin merrte pjesë edhe një inspektor nga Italia I njohur me përvojë në luftën kundër mafias.
Për ate se çka dhe si gjatë dekadës që e lamë pas, kanë punuar bartësit e funksioneve publike të VMRO-s dhe BDI-s, u pa qartë nga inçizimet e publikuara të bisedave të përgjuara nga udebeja e tyre.
Nuk ka nevojë për veting, para se këta “bartës të funksioneve publike”, nuk përgjigjen para ligjit për gjendjen e krizës shumë të rëndë në të cilë e prunë Maqedoninë, siç konstaton edhe Rajnhard Pribe.
Ofendimet dhe sharjet që patëm rastin ti dëgjojmë, jo nga opozita, por nga funksionarët e tyre, vet ata thonë se “do kalojnë si bryma e mëngjesit”.