Jennifer Lopez ka zbuluar detaje rreth jetës së saj private pas divorcit nga Ben Affleck, me të cilin ishte e martuar për dy vjet.
Që nga ndarja e tyre në janar 2025, publiku ka pritur me padurim detaje se si këngëtarja po përballet me situatën dhe cilat janë planet e saj për të ardhmen, dhe tani ajo zbuloi në një intervistë për Nightline se ndihet më mirë se kurrë, transmeton Indeksonline.
Duke folur me prezantuesin Juju Chang, Lopez theksoi se nuk ka asnjë nxitim për të gjetur një partner të ri. Kur u pyet nëse po takohet “si e çmendur”, ajo u përgjigj menjëherë: “Jo! Nuk po takohem me askënd! Zoti na ruajt, nuk dua të prish asgjë!”
“Është kaq e bukur tani! Jam kaq e lumtur! Është më e mira. Thjesht ndihem kaq mirë”, shtoi ajo. Ajo gjithashtu pranoi se në të kaluarën kishte frikë të rrinte vetëm. “Më trembte kur isha më e re. Nuk e dija nëse mund ta përballoja. Gjithmonë kisha shumë frikë të rrija vetëm.”



