Mediat palestineze raportojnë se një numër i madh i ushtarëve izraelitë gjenden në kampin e refugjatëve Shuafat, në veri të Jerusalemit, ku po demolojnë shtëpinë e adoleshentit të akuzuar për sulmin vdekjeprurës të policit kufitar, shkruan The Times of Israel.
Videot e shpërndara në rrjetet sociale, shfaqin një numër të madh të ushtarët që në mëngjes futen në këmbë në kampin dhe rrethojnë objektin, përkatësisht shtëpinë e Muhammad Zalbani.
Fjala është për 14-vjeçarin i cili me thikë theri policin kufitar Asil Sawaed, 22-vjeç, derisa ai po kontrollonte autobusin në pikëkalimin Shuafat.
Palestinezët pretendojnë se forcat izraelite kanë rrethuar zonën, derisa po bëhen gati të demolojnë shtëpinë e papërdorur.



