Izraeli po intensifikon bombardimet në Rripin e Gazës – ndërkohë që vizita e presidentit amerikan, Donald Trump në rajon dhe negociatat për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve janë ende në zhvillim.
Siç ka raportuar BBC, të paktën 26 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës në Khan Younis, në jug të Gazës, ndërsa urdhrat e rinj për zhvendosje nga Izraeli kanë shkaktuar panik në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës.
Ndërkohë, një organizatë humanitare e mbështetur nga SHBA ka deklaruar se do të nisë punën në Gaza brenda dy javësh – si pjesë e një plani të ri për shpërndarjen e ndihmave, i cili është kritikuar ashpër.
Ajo thotë se i ka kërkuar Izraelit të lejojë OKB-në dhe organizata të tjera të rifillojnë dërgesat deri sa të jetë ngritur struktura e saj.
Prej 10 javësh nuk është lejuar asnjë furnizim të hyjë në Gaza, dhe ka paralajmërime për uri masive.
Ndryshe, lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka filluar më 7 tetor të vitit 2023.