Izraeli do të nisë ofensivën e tij të përmendur prej kohësh kundër Rafah muajin e ardhshëm nëse Hamasi nuk do të lirojë pengjet e mbetura të mbajtura në Gaza deri në fillim të Ramazanit.
Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, ka thënë anëtari i kabinetit të luftës izraelite Benny Gantz.
“Bota duhet ta dijë dhe udhëheqësit e Hamasit duhet ta dinë – nëse deri në Ramazan pengjet tanë nuk janë në shtëpi, luftimet do të vazhdojnë kudo, duke përfshirë zonën e Rafahut”, citohet të ketë thënë Gantz, një shef i shtabit ushtarak në pension, në një konferencë të liderëve hebrenj amerikanë në Jerusalem të dielën.