Izraeli thotë se prej të premtes, Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

Israeli Iron Dome air defense system fires to intercept missiles over Tel Aviv, Israel, Friday, June 13, 2025. (AP Photo/Leo Correa)

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se që nga fillimi i konfliktit të premten, Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike dhe 1 mijë dronë drejt Izraelit.

Sipas të njëjtit zyrtar, nga këto raketa të lëshuara, rreth 20 raketa balistike kanë goditur zona civile në Izrael, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se të paktën 24 persona janë vrarë në Izrael që nga fillimi i operacionit të tij të nisur ndaj Iranit më 13 qershor.