Izraeli kundërshtoi thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për një armëpushim dhe u zotua përsëri të shkatërrojë Hamasin.
Kombet e Bashkuara, palestinezët dhe një numër vendesh e bënë këtë kërkesë në një takim të nivelit të lartë të OKB-së, por ministri i Jashtëm i Izraelit tha se ishte “e drejtë e vendit të tij të shkatërrojë Hamasin”.
Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen gjithashtu hodhi poshtë thirrjet për “proporcionalitet” në përgjigjen e vendit ndaj sulmeve të papritura të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.
“Më thoni cila është përgjigja proporcionale ndaj vrasjes së foshnjave, përdhunimit të grave dhe djegies së tyre, prerjes së kokës së një fëmije? Si mund të biesh dakord për një armëpushim me dikë që është betuar të vrasë dhe shkatërrojë ekzistencën tënde”, pyeti ai.




