Izraeli “përfundon” fazën e parë të tërheqjes nga Gaza, mijëra palestinezë kthehen në shtëpi

Populli i Gazës ka kaluar natën e parë që kur armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi.

Ushtria izraelite thotë se ka përfunduar fazën e parë të tërheqjes së saj nga Gaza, megjithëse trupat izraelite ende mbajnë të pushtuar afërsisht gjysmën e territorit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mijëra palestinezë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Gazën veriore, një zonë e bombarduar rëndë gjatë muajve të fundit.

Hamasi ka kohë deri në orën 12:00 të hënën për të liruar të gjithë pengjet izraelite – përfshirë 20 që besohet se janë gjallë dhe deri në 28 mbetje pengjesh.

Izraeli do të lirojë rreth 250 të burgosur palestinezë që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm. 1,700 palestinezë të tjerë nga Gaza që janë ndaluar duhet të lirohen gjithashtu.

Rreth 600 kamionë me ndihma janë paraparë të hyjnë në Gaza nga e premtja, megjithëse ende nuk është e qartë nëse ndihma e shtuar ka arritur tek njerëzit.

Deri në 200 trupa amerikane që tashmë janë të vendosura në Lindjen e Mesme do të zhvendosen në Izrael për të ndihmuar në monitorimin e armëpushimit në Gaza, thanë zyrtarët amerikanë.