Izraeli përdor teknologjinë për frenimin e COVID-19

Shërbimi sekret i Izraelit është autorizuar nga qeveria që të përdorë aftësitë e tij teknologjike për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas raporteve të medias izraelite, përpjekjet e mbikëqyrjes kryesisht merren me monitorimin e telefonave celularë të personave të infektuar.

”Përhapja e virusit paraqet një kërcënim të rëndësishëm për qytetarët e Izraelit, ekonominë dhe sigurinë kombëtare”, theksoi ky shërbim në një deklaratë.

Monitorimi përfshin ndjekjen e telefonave të personave të infektuar për të parë me kë kanë qenë në kontakt para diagnozës së tyre.

Përveç kësaj, mund të kontrollohet nëse personi ka shkelur rregullat e karantinës së shtëpisë.

Mijëra izraelitë aktualisht janë në izolim.