Izraeli intensifikon sulmet në Teheran dhe Bejrut

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar nisjen e një vale të re sulmesh në Teheran, në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve me Iranin.

Sipas deklaratës zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer mbi 70 sulme në zonat perëndimore dhe qendrore të vendit, duke synuar bazat e lëshimit të raketave balistike dhe mjetet ajrore pa pilot.

Në një përditësim, IDF bëri të ditur se ka nisur gjithashtu sulme në pjesë të Bejrutit, duke zgjeruar kështu fushën e operacioneve ushtarake.

Ndërkohë, autoritetet izraelite raportojnë se gjatë gjithë ditës janë zbuluar breshëri të shumta raketash të lëshuara drejt territorit të Izraelit nga Irani, duke shtuar më tej tensionet në rajon.