Izraeli e Palestina “përplasen” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, folën edhe ministri i Punëve të Jashtme të Autoritetit Palestinez Riyad Al-Maliki, dhe ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen.

“Ne duhet të jemi në të njëjtën anë. Të gjithë ne që besojmë në drejtësi, jemi në paqe, në rolin e së drejtës ndërkombëtare, në vlerën dhe shenjtërinë e jetës njerëzore. Ne duhet të qëndrojmë krah për krah në këtë moment”, tha ministri palestinez.

“Por kjo është e mundur vetëm nëse të gjithë e njohin vlerën e jetës palestineze dhe nevojën për të mbrojtur të drejtat tona”, shtoi ai.

“Mesazhi ishte gjithmonë i qartë. Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen e civilëve izraelitë. Epo, asgjë nuk justifikon vrasjen e civilëve palestinezë”, deklaroi Al-Maliki.

Menjëherë pas kësaj, ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen foli para këshillit, duke thënë: “Kjo luftë na u imponua. Ne nuk e kemi zgjedhur këtë luftë. Por nuk kam asnjë dyshim se do të fitojmë”.

Cohen falënderoi të gjitha qeveritë që e kanë cilësuar Hamasin si organizatë terroriste dhe u bëri thirrje të tjerëve që edhe ata ta bëjnë këtë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ministri izraelit gjithashtu falënderoi Presidentin e ShBA-së Joe Biden dhe Sekretarin e Shteteve të Bashkuara Antony Blinken që në këtë konflikt të armatosur po e mbajnë anën e Izraelit.