Njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, duke komentuar deklaratën e kreut të ASH-së Arben Taravari i cili e quajti shpifës, ky i fundit tha se qytetarët dinë të dallojnë mes atyre që kanë parime dhe atyre që i ndryshojnë qëndrimet brenda ditës e natës.
“Qytetarët vlerësojnë edhe kush ka qëndrime parimore, edhe kush i ndërron qëndrimet brenda ditës e natës. Unë mendoj se s’ia vlen të komentohet z. Taravari, veç një gjë dua të them: derisa ishte në VLEN, ishte një nga yjet kryesore. Në momentin që është ulur në prehërin e Ali Ahmetit, nuk ekziston — është në shkrirje e sipër,” deklaroi për Zyrtare Izet Mexhiti.