Izet Mexhiti takoi eurodeputetin Ilhan Kyuchyk

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti, realizoi sot një takim me eurodeputetin Ilhan Kyuchyk, në zyrën e tij në Kuvend, shkruan gazeta LAJM. “Diskutuam për planet stategjike të përbërjes tonë parlamentare, që do udhëheq shtetin këtë mandat, diskutuam për politikat e rëndësishme të vendit tonë, për frymën demokratike në kuvend si dhe për bashkëpunimin fqinjësorë me Bullgarinë. Theksova se qëllimi kryesor i yni është integrimi në Bashkimin Europian dhe se jam i angazhuar maksimalisht për ti përmbushur kërkesat e Parlamentit Europian dhe se do e shty këtë proces drejt realizimit, së bashku me gjith deputetët tjerë”, shkruan Mexhiti, në Facebook./Gazeta LAJM