Izet Mexhiti nga sot vazhdon aktivitetin e tij në partinë e re, e cila, siç është paralajmëruar, do të nis rrugëtimin sot dhe do të quhet Lëvizja Demokratike. Në një prononcim për gazetën LAJM, Mexhiti ka thënë se gjatë ditës, do të tërhiqet nga të gjitha pozitat që mban në partinë e deritanishme, BDI.
“Sot i kam ftuar të gjitha strukturat me të cilët e kemi nisur këtë rrugëtim, për të bashkëbiseduar, për të konstatuar se jemi të përjashtuar nga BDI, për të dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe se nuk jemi më anëtarë të BDI-së dhe bashkë me ta për të gjetur edhe rrugën se si do të vazhdojmë tani e tutje, me siguri do të shkojmë drejtë formimit të një Lëvizje të Re Demokratike, e cila do të artikulon zërin opozitar, zërin e pakënaqur, votuesin e pakënaqur dhe e shfrytëzoj rastin tu bëjë apel që tash e tutje të bashkëngjiten të gjithë intelektualët e pavarur, të gjithë ata që janë dëshmuar në fusha të ndryshme të shoqërisë, kanë kontribuuar për shoqërinë dhe të gjithë ata që janë në subjekte të ndryshme e janë të pakënaqur do e kenë derën e hapur në Lëvizjen e Re Demokratike”, tha Mexhiti.




