Izet Mexhiti: Solidariteti dhe humanizmi janë matësi i vërtetë i suksesit të Komunës së Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi sot se një komunë nuk matet vetëm me investime infrastrukturore, por edhe me përkujdesjen ndaj njerëzve dhe solidaritetin që ndërtohet çdo ditë.

Në këtë frymë, ai priti udhëheqësit e organizatës humanitare “Kalliri i Mirësisë”, që operon në Shkup. Gjatë takimit u diskutua mbi ndihmën që kjo organizatë u ofron familjeve në nevojë dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për të kthyer solidaritetin në veprim konkret dhe mbështetje për qytetarët më të ndjeshëm.

“Kryesia e komunës mbetet e hapur për të gjitha iniciativat që promovojnë humanitetin dhe përgjegjësinë shoqërore,” deklaroi Mexhiti, duke theksuar se bashkëpunimi publik-privat është çelësi për një komunitet më të qëndrueshëm dhe të kujdesshëm ndaj çdo qytetari.