Maqedoni Izet Mexhiti: Punimet në Çair të Vjetër ecin me ritëm të lartë

Izet Mexhiti: Punimet në Çair të Vjetër ecin me ritëm të lartë

Kryetari i ri i Çairit, Izet Mexhiti, njofton se ndërtimi i rrugëve në Çair të Vjetër po vazhdon me intensitet dhe përkushtim të plotë. Ai thekson se çdo segment po realizohet sipas standardëve më të larta të cilësisë dhe infrastrukturës moderne.

“Çdo ditë punohet me plan dhe përgjegjësi, që Çairi të ketë zhvillimin që e meriton. Komunë e rregullt dhe e denjë për qytetarët tanë!” deklaroi Mexhiti.

Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të modernizuar infrastrukturën lokale dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për banorët e Çairit.