Izet Mexhiti: Opozita e bashkuar shqiptare do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme!(Video)

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhit pas përfundimit të kuvendit themelues të partisë që u mbajt sot në Shkup, ka folur para mediave, me ç’rast është shprehur i bindur se opozita e bashkuar shqiptare, do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, në bllokun politik shqiptar, raporton gazeta LAJM.

“Jam më i vjetri me bagazh politik dhe gjithë rreth meje janë njerëz të eshaloneve të dyta dhe të treta, profesionist të dëshmuar që kanë qenë në parti politike ose s’kanë qenë fare. Ju bëj apel që të kyçen këtu me idetë e tyre, me kontributin e tyre, ta trajtojnë këtë si shtëpinë e tyre me një vizion të ri. Ne nuk kemi hyrë me mendjemadhësi, por kontribuam dhe po kontribuojmë që të unifikohet opozita shqiptare që pas 20 vitesh edhe te shqiptarët të ketë konkurencë të ideve, konkurencë projekte dhe të mos lejojmë një ekzekutiv të këtillë të largohet dhe të harrojë zotimet gjatë zgjedhjeve. Nuk është synimi për të rrëzuar. Këtu jemi bashkuar për ta unifikuar opozitën për ta ndërtuar një platform serioze, jo vetëm për të dhënë diagnozë të situatës politike, por për të dhënë edhe ofertat tona, në arsim, shëndetësi dhe të gjitha fushat për fitoren e opozitës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme”, tha Mexhiti./Gazeta LAJM