Nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, tha se kjo parti nuk heq dorë nga kryeministri shqiptar, megjithatë, ai shtoi se “integristët” aktualisht janë të përqendruar në gjetjen e zgjidhjes për situatën aktuale dhe ruajtjen e stabilitetit të vendit.
LAJM: Çka do të ndodh me kryeministrin shqiptar?
Izet Mexhiti: Ai është objektivi jonë, ne do të mundohemi deri në fund. Mirëpo kjo situatë kërkon stabilitet politik, kërkon veprime pa emocione, me krye të ftohta për të dalë nga kjo situatë.
LAJM: Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme?
Izet Mexhiti: Ato janë objektiva partiake, mendoj që vendi tash ka nevojë për stabilitet. Të shohim se si do të dilet nga kjo situatë, ndërsa ne nuk heqim dorë nga objektivat partiake, mirëpo për momentin interesat shtetërore janë më primare.