Kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi mbrëmë familjen Haxhi Ali Iseni në Serovë. Ai e cilësoi këtë takim si një natë të paharrueshme, të mbushur me biseda të sinqerta dhe mikpritje të ngrohtë.
“Gjatë kësaj vizite pashë përkushtimin e jashtëzakonshëm të kësaj familje për të mirën publike. Qytetarët me vizion, si kjo familje, janë një pasuri e çmuar për komunën dhe vendin tonë”, u shpreh Mexhiti, duke falënderuar për mikpritjen dhe mundësinë e shkëmbimit të ideve e projekteve për Çairin.