Izet Mexhiti nga Serava: Çairi po bashkohet me VLEN-in, fitorja e pashmangshme

Kandidati i koalicionit VLEN për Çair, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në hapjen e një shtabi të ri në nëndegën që mban emrin e heroit kombëtar Adem Jashari, në Serovë.

Mexhiti tha se shtab pas shtabi dëshmohet qartë se qytetarët i kanë dhënë besimin VLEN-it, duke theksuar se rritja e koalicionit është e pakthyeshme dhe fitorja e pashmangshme.

“Në rrugën tonë po bashkohen lagjet, po bashkohen familjet, po bashkohet Çairi. Me VLEN-in do të fitojë secila lagje, secila familje dhe mbi të gjitha do të fitojë Çairi. Ky është vullneti i qytetarëve dhe premtimi ynë i palëkundur,” – deklaroi Mexhiti.

Ai e përmbylli mesazhin e tij me thirrjen: “Vetëm për ty Çair, bashkë do të fitojmë!”