Izet Mexhiti shpalli fitoren në komunën e Çairit që për këtë falënderoi të gjithë qytetarët dhe aktivistët. Mexhiti tha se në këto zgjedhje fituan shqiptarët, ndërkohë që tha se po pensionohet një klasë politike.
Ai kërkoi dorëheqjen e Ali Ahmetit, ndërkohë ironizoi duke i uruar fitoren në Pllasnicë.
“Në Çair fituan të gjithë shqiptarët dhe u pensionua një klasë politike shqiptare. Sot me zemrën plot krenari e mirënjohje dua të them me zë të lartë dhe të çartë, sonte fituan shqiptarët dhe sonte një klasë politike u pensionua. Urime fitorja, urime pensionimi kundërshtarëve politik. Sonte po i drejtohem kundërshtarit tim politik, Ali Ahmetit me plot respekt dhe qartësi, ky është çasti ku duhet të dorëhiqesh. Vota e shqiptarëve të dërgoi në pension politik”, tha Izet Mexhiti.