Mënjeherë pas promovimit të nismës për formimin e Lëvizjes së re politike, deputeti Izet Mexhiti, lëshoi akuza të rënda në adresë të ish partisë së tij, Bashkimit Demokratik për Integrim, për të cilën tha se është parti e kapur, shkruan gazeta LAJM.
“Tani më askush nuk habitet se pse BDI ka këtë ekzekutiv me në krye Artan Grubin sepse është një ekzektutiv që ka harruar programin, ka harruar zotimet.. Realizimi është pothuajse 2-3% dhe shihet se nuk e kanë pasur mendjen at, por diku tjetër”, tha mes tjerash Mexhiti.






