Ivanka Trump kalon pushimet në Shqipëri, magjepset me bukuritë e bregdetit shqiptar

Ivanka Trump, e bija e ish-presidentit amerikan Donald Trump, një pjesë të pushimeve ka vendosur që t’i kalojë në Shqipëri.

Ivanka zgjodhi që të publikojë pamje të bukura piktoreske nga Shqipëria, në rrjetin e saj social në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që ajo viziton bregdetin shqiptar, pasi ka foto edhe nga viti 2021, ku ajo viziton Butrintin.

Pushimet në Shqipëri është duke i kaluar edhe këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, e cila ka ndarë shumë fotografi në rrjetet sociale, duke promovuar vendet piktoreske të shtetit shqiptar.