ITSHKSH uron Festën e Bajramit

Fundi i muajit të bekuar të Ramazanit na e pastë shtuar devotshmërinë, durimin, përkushtimin dhe ndjeshmërinë ndaj njerëzve dhe të gjitha krijesave të Zotit. Ndërsa, festa e Bajramit ardhtë me të gjitha mirësitë dhe begatitë e saj të pafundme.

Me këtë rast, më lejoni që t’a përcjellim urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve të fesë Islame, e në veçanti bashkëpunëtorëve dhe dashamirëve të Institutit, me rastin e Bajramit të Madh. Qoftë kjo festë e afrimit, bashkimit, solidaritetit dhe motivimit për vepra të mira.

Me nderime,

Dr. Skender Asani, drejtor i ITShKSh- Shkup