Italia shënon një rënie drastike të testeve pozitive, mbetet i lartë numri i vdekshmërisë

Numri i testeve pozitive sot në Itali ka qenë më i ulëti që nga fillimi i pandemisë, vetëm 6,1 % e testeve të bëra sot kanë dalë pozitivë. Një e dhënë që jep shpresë se pandemia po lëshon terren dalëngadalë. Ndërsa shqetësues ngelet numri i lartë i viktimave, ku edhe sot ka pasur 578 të tillë. Të dhënat e Mbrojtjes Civile Italiane sot kanë raportuar se rastet e reja sot kanë qenë 2 667, dje ishin 2 972. Ndërsa të shtruarit në spitale janë 27 643, 368 më pak se dje. Kurse në terapi intensive ndodhen 3 079, 107 më pak se dje. Numri i përgjithshëm i të shëruarave është 38 092, në 24 orët e fundit ka qenë 962, dje ishin 1 695. Ndërsa numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është 165 155 persona.