Një numër rekord prej 600 000 dozash të vaksinave antiCOVID-19 u administrua ndje në Itali, njoftuan sot burime shëndetësore, duke nënvizuar se gadishulli ishte tashmë në vendin e dytë në Europës për numrin e personave të vaksinuar.
“Dita e djeshme është shënuar nga një numër rekord injektimesh në 24 orë, që ka arritur pragun e 600 000 vaksinimeve, ndërkohë që numri i dozave të administruara ka kaluar tashmë pragun 37 milionë”, përshëndeti organizmi qeveritar i ngarkuar me fushatën e vaksinimit në një komunikatë.
“Italia është gjithashtu në vendin e dytë absolut në Europë për sa i përket popullsisë plotësisht të vaksinuar, menjëherë pas Gjermanisë, dhe përpara Francës dhe Spanjës”, shtoi ai duke ia atribuar këtë sukses pjesërisht rritjes së numrit të qendrave të vaksinimit, të cilat janë sot 2 666 kundrejt 1 500 në fillim të marsit.
800 qendra të reja do të hapen gjithashtu gradualisht në javët e ardhshme.
Sipas shifrave të botuara në faqen e qeverisë italiane, 37,06 milionë doza të vaksinave janë administruar që nga fillimi i fushatës së vaksinimit dhe 12,7 milionë njerëz janë vaksinuar, ose 23,48% e popullsisë mbi moshën 12 vjeç.
Pandemia ka shkaktuar vdekjen e 126 415 personave në Itali, ku numri i rasteve të reja dhe vdekjeve ka qenë në rënie të vazhdueshme javët e fundit, me 2 557 raste të reja dhe 73 vdekje të regjistruara të premten.