Italia e gatshme ta rihapë ambasadën në Ukrainë

Luigi Di Maio, i cili është politikan italian dhe në të njëjten kohë shërben si Ministër i Punëve të Jashtme në Itali, ka paralajmëruar që Italia po mendon ta rihap ambasadën e saj në Kiev.

Këtë veprim, Italia po mendonta bëj menjëherë pas Pashkëve, sipas një deklaratë të Di Maio, shkruan The Guardian.

“Ne ishim të fundit që u larguam nga Kievi dhe do të jemi ndër të parët që do të kthehemi.

“Në të njëjtën kohë ne duhet të intensifikojmë presionin diplomatik për të sjellë Putin në tryezën e bisedimeve dhe për të vendosur një armëpushim midis dy vendeve”, theksoi ministri italian.