Itali, sërish rënie rekord i numrit të vdekjeve nga COVID-19

Italia regjistroi sot 78 vdekje të reja brenda 24 orëve të fundit, në krahasim me dje që ishin 91, duke e çuar numrin total të tyre në 32 616, njoftoi sot Mbrojtja Civile.

Përsa i përket rasteve të reja të infektimeve, sot u regjistruan 397 nga 300 që ishin dje.

Në Lombardi, rajoni më i prekur në vend, u regjistruan 148 raste të reja infektimi dhe 22 të vdekur.

Numri i të shëruarve ishte sot 428 pacientë, nga të cilët 12 nga kujdesi intensiv.