Në Itali infeksionet e reja kanë zbritur në 1.739, shifra më e ulët që nga 10 marsi, ndërsa numri i vdekjeve brenda një dite ka shkuar në 333.
Për herë të parë nga 16 marsi në terapi intensive ka më pak se 2 000, dhe nga 3 prilli janë përgjysmuar, kurse piku më i lartë ka qenë 4 068 në fund të muajit mars.
Numri i përgjithshëm i viktimave është në total 26.977, ndërsa regjistrohen 199.414 të infektuar. Aktualisht, pacientë pozitivë me koronavirus shënohen 105.813.
Kryeministri Giuseppe Conte ka bere te ditur se do të lehtësojë masat e izolimit duke nisur nga 4 maji, por distancimi social dhe mbajtja e maskave do të mbetet për një kohë të gjatë.