Itali, dënohet me 10 vite burg 22-vjeçari shqiptar që qëlloi për vdekje ish të dashurën e tij

Ibrahim Rudi, 22-vjeçari shqiptar që qëlloi 18 herë me kallashnikov në drejtim të ish-të dashurës së tij dhe partnerit të saj të ri është dënuar me 10 vite burg.

Si ish-e dashura, partneri i saj dhe të pranishmit e tjerë arritën të shpëtonin mrekullisht.

Dënimi është dhënë mëngjesin e sotëm nga gjyqtarja hetuese Simona Panzera , në përfundim të procedurës së shkurtuar, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai u dënua për veprën penale të vrasjes së shumëfishtë të mbetur në  tentativë.

Ngjarja ka ndodhur gushtin e një viti më parë në Galipoli të Italisë.