Ismaili: Një pjesë e të punësuarve në Ministrinë e Kulturës po punojnë on line nga shtëpia

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili në emisionin “99 Minuta” në Tv Klan Maqedoni u shpreh rreth aktiviteteve kulturore në kohën e pandemisë e cila ka pushtuar mbarë botën.

Pandemia Covid 19 është padyshim një sfidë globale dhe e vështirë për t’u luftuar, mirëpo kurrë nuk duhet humbur shpresa se kjo është një luftë të cilën ne do ta fitojmë bashkë – u shpreh Ministri Ismaili për “99 Minuta”.

Ismaili foli rreth ndikimit të kësaj gjendje në punën e Ministrisë së Kulturës dhe Institucioneve Kulturore , ku shtoi se është bërë reduktim i punonjësve të cilët shkojnë në punë, dhe se pjesa tjetër e tyre punojnë online nga shtëpia.
Ndërkaq, duke marrë parasysh situatën me pandeminë, Ismaili sugjeroi që qytetarët të jenë më të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë masat e ndërmara nga Qeveria e vendit me qëllim që të dalim fitimtarë sa më parë nga kjo luftë ku siç thuhet armiku është i padukshëm.