“Islamofobi” Blerim Latifi lavdëron Ali Ahmetin

Analisti i njohur nga Kosova Blerim Latifi duke komentuar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut pas përfundimit të zgjedhjeve e ka quajtur liderin politik Ali Ahmeti si mohikanin e fundit të shqiptarizmit në Maqedoni, informon TetovaSot.

Latifi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Ali Ahmeti është mohikani i fundit i shqiptarizmit në Maqedoni! Fitorja e tij në zgjedhjet e djeshme është një shpresë për të gjithë ata që duan t’i shohin shqiptarët e Maqedonisë të kthyer në vizionin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ka thënë Latifi.
Ai në Kosovë njihet si islamofob, për shkak të qëndrimeve se feja islame dhe Kurani përmbajnë dhunë. Latifi njihet edhe si kundërshtar I përbetuar i Vetëvendosjes së Albin Kurtit dhe njeri i afërt me PDK-në e Hashim Thaçit.