Shkruan: Medai Shaholli
Katër vite më parë diplomacia e rajonit të Ballkanit gumëzhinte nga fallxhorët e politikës andej dhe këtej kufirit, ku diplomacia greke si më e fuqishme në rajon arriti ta mposht ‘Severnën’ duke bindur atë ta ndryshojë emrin si kusht për anëtarësimin e saj në NATO.
Në këtë shfaqje teatrale për publikun e gjerë ndërkombtarët ishin regjsorë dhe skenaristë ndërsa grekët ishin aktorë, kurse maqedoncët dhe shqiptarët ishin spektatorë në shkallët e amfiteatrit grek.
Diplomacia shqiptare në krye me Ditëzi Bushatin si kumbar Marrëveshjes së Prespës, nxitoi të takojë përfaqësues shqiptarë dhe maqedonas për t’i bindur ata se Maqedhonia nuk do të humbas asgjë nga ndryshimi emrit se thjesht ajo është vetëm shprehje ndërkombëtare.
Ndërsa Ditëziu takonte melesët dhe shpirtërat e shitur të kampit shqiptar si Muki, që nuk përfaqësojnë shqiptarët por LSDM-në, filialën e Gligorovit dhe me këtë rast për shqiptarët atij ‘nuk iu kujtua’ të kërkonte që me rastin e ndryshimeve kushtetuese të fshihet nofka e turpit të 20%.
Kështu, Ditëziu i diplomacisë shqiptare kërkonte më shumë ‘dashuri’ dhe mirëkuptim mes maqedonasve dhe shqiptarëve për ndryshimin e emrit por pa e shlyer nofkën e turpit.
Dhe shumica e shqiptarëve si dele dhe bagëti i besuan sharlatanit Zajko për një jetë më të mirë për të gjithë duke miratuar ndryshimin e emrit por jo të nofkës përbuzëse të 20% për shqiptarët.
Melesët shqiptarë brenda SDM-së apo partiçkat tona politike më 11 janar të 2019 çimentosën me dorën e tyre nofkën përbuzëse të 20% duke miratuar ato ndryshime kushtetuese në emër të eurointegrimeve.
Në emër të eurointegrimeve skuthët shqiptarë deputetë të partive të ndryshme pranuan diskriminimin racial dhe shoven në kushtetutën e vendit si bashkësi nomade pa identitet.
Mbamendja shqiptare te ‘delet tona’ është e dobët dhe ato harrojnë shumë shpejtë premtimet dhe zotimet e partive politike nëpër fushata zgjedhore pasi të kenë mbaruar zgjedhjet ata zhduken për katër vjet nga rrugët dhe sheshet e qyteteve me shumicë shqiptare.
Premtimet e partive politike kanë qënë thjesht karrem për delet shqiptare që besojnë në gjelbërimin e mëtejmë të fushave dhe kullotave të reja nëpër pllajat dhe kodrinat e maleve tona.
Dhe vjen një ditë pas ‘dashurisë së ndenjur’ del një ‘erë e fendur e tradhtisë’!