Ishte deklaruar i zhdukur, i riu nga Kavaja gjendet i vdekur dhe i groposur në Maqedoni

Një djalë i ri nga Kavaja, i cili prej tre muajsh ishte deklaruar i zhdukur, është gjetur i vdekur dhe i groposur në Maqedoni.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin nga Kryevidhi i Kavajës, Riku Beu.

I riu është gjetur i vdekur në Shkup të Maqedonisë, i groposur.

Ka qenë analiza e ADN-së, në trupin e pajetë të gjetur pak ditë më parë të groposur, ajo që ka konfirmuar identitetin e viktimës.

Rezultatet e ADN-së ju janë komunikuar familjarëve, ndërkohë që rrethanat e vdekjes së Beut nuk bëhen me dije.

35-vjeçari rezulton i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Viktima njihej edhe me emrat Tauland dhe Shyqyri Beu, i cili dyshohej se transportonte kanabis sativa drejt Maqedonisë, për llogari të një grupi nga Elbasani, duke kaluar ilegalisht kufirin. /NOA/