ISHSHS: Pacientët me virus të mos mjekohen në kushte shtëpiake

Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar (ISHSHS) me apel deri te qytetarët që janë pozitiv me Kovid-19, të mos pranojnë mjekim në kushte shtëpie, nëse për këtë nuk prononcohet mjeku amë dhe detyrimisht të kërkojnë dokument të shkruar për terapi dhe mënyrën e mjekimit.

Drejtoresha e inspektoratit dr. Irina Buhova thotë se apelin e dërgojnë me qëllim që t’i mbrojnë qytetarët dhe shëndetin e tyre, qëndron në kumtesën e ISHSHS.

Nga Inspektorati njoftojnë se kanë marrë njoftim nga një punonjës shëndetësor për një person të vdekur të infektuar me Kovid-19, i cili pas diagnozës së konfirmuar nga mjeku amë, pas 14 ditëve nga infeksioni, ka ardhur në Kovid-qendrën, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe ka vdekur vetëm disa orë pas pranimit.

Të afërm të personit të vdekur, kanë të dhënë informacion se tashmë personi i vdekur është mjekuar shtatë ditë në kushte shtëpie me terapi serumi dhe i kanë theksuar emrat e njëjtë të ilaçeve që i janë dhënë, ndërsa të njëjtat i ka theksuar në letrën me shkrim dhe punonjësi shëndetësor, i cili e ka kryer pranimin e pacientit ku ka vdekur”, qëndron në kumtesë.

Sipas të gjitha rregulloreve ligjore, inspektorët nga ISHSHI, menjëherë pas ankesës së punonjësit shëndetësor, dolën në terren dhe konstatuan se mjeku i familjes i përshkruante pacientit vetëm terapi me antibiotikë, pacienti më pas nuk kërkoi asnjëherë ekzaminim ose këshillë nga mjeku i familjes dhe se nuk dihet kush, i dha terapi tani të ndjerit dhe nuk la asnjë dokument apo raport të shkruar.

Për këto arsye, ISHSHI e raportoi rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme.