ISHMJ pas arrestimit të një inspektori: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pozitës zyrtare

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kumtoi se arrestimi i sotëm i një inspektori shtetëror për mjedisin jetësor nën dyshimin se ka pranuar ryshfetit është provë për, siç thonë, se janë të vendosur të merren me korrupsionin dhe ta rikthejnë besimin në institucione.

Ata presin që autoritetet kompetente ta hetojnë çështjen në detaje në mënyrë që ta zgjidhin atë në përputhje me ligjin.

“Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pozitës zyrtare. Jemi të vendosur të ndalojmë në rrugën e korrupsionit, i cili është një pjesë integrale e krimit në mjedisin jetësor,” thuhet në kumtesë.

Nga Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor theksojnë se ata dënojnë çdo përpjekje të inspektorëve për të realizuar përfitime materiale nga fshehja e shkeljeve ligjore të ndotësve./TV21