Ishin bashkë shtatë vjet, dalin fotot intime të Beniadës me ish të dashurin

Modelja shqiptare ka arritur t’iu rezistojë më shumë se 100 ditëve qëndrimi në shtëpinë e famshme të Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

Për këto ditë falë karakterit të veçantë e karizmatik Beniada ka arritur të bëhet personazh mjaft i dashur jo vetëm jashtë por edhe brenda shtëpisë.

Gjatë qëndrimit të saj në BBV si shumë banorë edhe Beniada ka treguar për historitë e saj të dashurisë. Madje ajo s’kishte si të mos e përmendte lidhjen 7 vjeçare me futbollistin klubit të Juventusit, Mattia De Sciglio.

Së fundmi në rrjetet sociale kanë qarkulluar  disa fotografi të modeles me ish-të dashurin e saj tjetër.

“Kam qenë e lidhur me të për shtatë vjet dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa”, kshte thënë Beniada në Big Brother VIP kur është pyetur për këtë pjesë të jetës së saj.

Ndryshe Beniada ndodhet në tele-votim këtë javë, së bashku me: Arjolën, Donaldin dhe Einxhelin, njëri prej të cilëve do të lërë të premten shtëpinë e BBV./Lajmi.net/