Ishin 5 ministra shqiptarë dhe prapë s’ka drejtësi për shqiptarët

Naser Pajaziti

Maqedonia – drejtësi e pastër djallëzore selektive!

korrik 2014
Protesta kundër rasteve të montuara “Monstra”….

dënime me nga 2 vite e gjysmë burg për 6 protestuesit e arrestuar në Shkup: Muharem Bardhi, Adem Abdullai, Muharrem Isa, Rami Buçi, Arian Rexhepi dhe Enur Iljazi u dënuan fillimisht me 3 vjet burg, ndërsa pas ankesës, dënimi u ul në 2 vjet e gjysmë.

Po ashtu u detyruan të paguajnë edhe 26 mijë euro për dëmtimet e ndërtesës së gjykatës penale.

26 shkurt 2021
Protestat kundër rasteve të montuara

dënime me nga 1 vit burg dhe pagesën e dëmeve (3 mijë – 5 mijë euro) për 3 protestues: Shaban Veseli, Behar Dalipi dhe Besart Kalisi . Ata u tha se rrezikuan policinë duke e gjuajtur me gurë.

5 korrik 2022
Protesta kundër propozimit francez

dënime vetëm me kusht për 7 protestuesit e dhunshëm: Mlladen Ristovski, Ivan Josifovksi, Sllavço Simonovski, Bojan Stefanovski, Nikolla Mihajllovski, Viktor Stojkov dhe Shtefan Shuman.

Ata sulmuan me gurë policinë, duke rrezikuar jetën e disa prej tyre, demoluan objektet e Kuvendit, MPJ dhe Qeverisë në shenjë proteste kundër propozimit francez.

Drejtësi selektive!
Shtet i padrejtë!
etnocentrizëm klasik strukturor!

Kjo tregon fytyrën e vërtetë të këtij shteti që po dëshmohet si poligon eksperimentesh!

P.S.
harrova
5 ministra shqiptarë të drejtësisë kemi pasur gjatë 20 viteve të fundit:
Adnan Jashari
Blerim Bexheti
Agim Nuhiu
Valdet Xhaferi
Bylent Saliji