“Isha e vogël, por kuptova çfarë ishte jeta”, Xhensila Myrtezaj flet për divorcin e prindërve

Xhensila Myrtezaj, është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku në estradën shqiptare.
Së fundi ajo ishte e ftuar në “A Live Night”, ku ka rrëfyer shumëçka nga jeta profesionale dhe ajo personale.

Këngëtarja ka folur edhe për divorcin e prindërve teksa ajo ishte e vogël.

Xhensila ka theksuar se është mirënjohëse ndaj nënës së saj, e cila i ka përballuar të gjitha vështirësive në rritjen dhe edukimin e saj.

“Në fakt fëmijëria ime ka qenë paksa e pazakontë. Prindërit më janë divorcuar në një moshë të vogël timen. Ka qenë një periudhë sfiduese, edhe pse fëmijë kuptova se çfarë ishte jeta. Ndoshta më parë se bashkëmoshatarët e mi. Kuptova që me sakrifica me dhimbje ti kupton se çfarë është jeta dhe çfarë të duhet në jetë. Familja, që unë e kam shumë të rëndësishme dhe unë e kam shume të shenjtë edhe sot e kësaj ditë, është objektivi më i rëndësishëm i jetës sime”, u shpreh ajo.

Tutje ajo ka sqaruar se nëna e saj është i vetmi person që ajo i përulet.

“Nëse do i përulesha një njeriu në jetë, ajo është vetë nëna ime. Sakrificat e nënës sime kanë qenë të jashtëzakonshme. Tani që jam nënë, është instinkti që të bën më luftarake për fëmijën, krijesën që ke sjellë në jetë. Për mamanë time ka qenë shumë e vështirë, ajo ka kamufluar gjithmonë dhimbjen, vështirësitë në mënyrën më të mirë. Tani e kuptoj shumë më mirë, jam nënë vetë dhe kam përkrahej e Besit në çdo kohë dhe përsëri është e vështirë mëmësia, mere me mend si është për një femër të vetme që ti sigurojë, ushqimin, edukimin e vajzave të saj. Prandaj them se femrat janë më të forta se gjithçka që na rrethon”, tha ndër të tjera.

Ndryshe, Xhensila së fundi ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar, Noizyn, të titulluar “Edhe një natë”.