Ish ushtari nga Kumanova i reagon Ali Ahmetit: Ne ta dhamë shpatën, ti na godite pas shpine!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë ka kërkuar shpatën, në fjalimin ndoshta më pa lidhje që, sipas mendimit tonë, është dëgjuar gjatë kësaj fushate. Mes tjerash janë përdorur fjalë me krahë e me shpata.
“Asnjëherë asnjë luftë nuk e kam humbur sepse shpatën ma kanë dhuruar luftëtarët, asnjëherë as një luftë asnjë betejë nuk e kam humbur sepse shpatën ma kanë dhuruar atdhetarët, asnjë luftë se kam humbur para kundërshtarët më të madhej se sa unë sepse shpatën ma kanë dhuruar misionarët më 15 korrik bashkë ju ftoj të dalim e të më japin shpatën le ti shohin krahët dhe shohin shpatullat e mia dhe të përballem me sukses në të gjitha frontet”, përfundoi Ahmeti.
Një ditë pas këtij fjalimi të Ahmetit, një postim interesant ka bë ish ushtari i U:K-së nga Kumanova, një nga bashkëluftëtarët e afërt të Harun Aliut-Komandant Kushtrimit.

“Vërtet, ne ta dhamë shpatën, po asnjëri nuk shpëtuam nga goditjet tinzare që na i dhe pas shpine!”, ka shkruar ai në facebook.

Kanë reaguar edhe shumë ish ushtarë nga Shjupi, Tetova dhe qytete tjera.