Ish ushtari i UÇK-së, Berat Ajdari propozim i BDI-së nga Likova për bartës liste në Njësinë 2

Dega e BDI-së në Likovë ka propozuar ish ushtarin e UÇK-së nga fshati Sllupçan, Berat Ajdarin për bartës liste në Njësinë e dytë zgjedhore, shkruan gazeta LAJM. Poashtu nga dega e Likovës janë propozuar edhe Atulla Kasumi nga fshati Hotël, Gilxhane Saqipi nga Vaksinca dhe kryetari i Degës së BDI-së Likovë, Mirsad Ibraimi.

Berat Ajdari, ka marre mbeshtetjen me te madhe nga te gjitha nendeget e Likoves dhe eshte propozuar per bartës liste falë angazhimit te gjate ne parti, por edhe respektit te madh qe gezon ne kete komune per shkak te kontributit te madh qe kishte dhene ne luften e UCK-se ne vitin 2001, ai dhe familja e tij.

Aktualisht, Berat Ajdari eshte kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Komunën e Likovës dhe Kumanovës.

Eshte i diplomuar ne Fakultetin e shkencave te Informatikes ne UEJL. Disa vite ka qene i angazhuar si profesor ne Kumanove, ndersa aktualisht punon në Qendrën për Menaxhim me Kriza.

Propozimi i degës së BDI-së në Likovë për bartësin e listës së deputetëve, shihet si kandidatiura më serioze dhe më e fuqishme për zonën e 2-të zgjedhore, në bllokun shqiptar./Gazeta LAJM