Ish-ushtarët e UÇK-së në ARM nuk mund të avancohen për shkak të certifikatës për siguri

Dy persona që dyshohet se kanë marrë para për të dërguar ushtarë të ARM-së në misione të NATO-s janë ndalur nga Prokuroria.

”Në lidhje me rastet e korrupsionit, tashmë janë proceduar dy raste të tilla. Ku janë të ndërlidhura një nënoficer prej Tetove dhe një ushtarake. Prokuroria i ky të dy rastet, ka marrë masa”, tha zvministri i mbrojtjes, Tiron Jajaga.

Ai bën thirrje të gjithë ushtarëve që të paraqesin nëse dikush kërkon që ata të paguajnë për t`u përzgjedhur.

Problem tjetër në Ministrinë e Mbrojtjes janë edhe certifikatat e sigurisë.
Mungesa e këtij dokumenti, sic percjell KlanM, do të thotë se nuk mund të avancohesh në karrierë në një ushtri që është pjesë e NATO-s.

”Na kanë shkruar shumë punonjës të Ministrisë së mbrotjes, ushtarë por edhe në pozita tjera që nuk mund të marrin certifikatë për siguri për shkak të kaluarës së tyre. Ka disa që kanë qenë edhe pjesëtarë të UÇK-së”, tha Tiron Jajaga.

A keni hasur në një problematikë të tillë për shkak se nuk po mund të avancohen?

”Po ekziston diçka e tillë. Unë e kam ngritur si çështje në nivelin më të lartë, qoftë në institucione shtetërore, por edhe në aspektin partiak prej ku unë vijë e kam trajtuar dhe e kam përmendur që nëse çështja e certifikatave nuk zgjidhet në të ardhmen e shkurtër kjo do të paraqet problem të madh në të ardhmen. Neve tani si pjesë e NATO-s, pa certifikatë mundësinë tona janë shumë të pakta” – tha Jajaga.(INA)