Reprezentuesi i Uruguait, Cavani, 34 vjeç, është jashtë kontratës gjatë verës dhe e kishte pasur më të vështirë kohën e lojës që nga kthimi i Cristiano Ronaldos te United në verë.
“Pavarësisht një sezoni të mirë herën e kaluar, Cavani nuk ka luajtur mjaftueshëm”, tha Berbatov për ‘Betfair’. “Kur dikush si Ronaldo vjen në klub, ai merr të gjithë vëmendjen, ai luan çdo lojë dhe në botën e futbollit kjo ndodh. Nuk është një situatë e drejtë sepse Cavani bëri shumë mirë për ekipin sezonin e kaluar, ai fitoi një marrëveshje të re, por Ronaldo ka zënë vendin e tij në skuadër. Nuk është e drejtë por kjo ndodh në futboll.
“Nëse ka një shans që Cavani të largohet nga klubi, nëse ka një ofertë nga Barcelona, atëherë sigurisht që ai do të mendojë ta marrë atë për të luajtur më shumë futboll, dhe nëse do të ketë më shumë kohë lojërash në La Liga, atëherë unë do ta mbështes atë dhe i them ‘shko atje dhe luaj, tingëllon si një marrëveshje e madhe, para të shkëlqyera dhe nuk je më 24 vjeç.’
“Barcelona ka nevojë për një sulmues, dhe gjithçka varet nga ajo që Xavi dëshiron nga ekipi i tij dhe se si do të luajë. por nëse ata nuk kanë fuqi në fillim, unë mund ta shoh Cavanin duke shkuar atje, jo duke luajtur çdo ndeshje, por ai do të të jetë një shtesë solide dhe do të japë gola sepse këtë e bën ai kudo që shkon”, ka përfunduar ish-sulmuesi i Manchester United.